Maqedoni

Nisma për referendum, Mickoski: Rezultati nuk ndryshon qëndrimin kundër

12.09.2022 17:23

Nisma e VMRO DPMNE-së për referendum po humb kuptimin...

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se rezultati i referendumit nuk do të ndikojë në qëndrimin e prerë kundër ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, fton kryeparlamentarin Xhaferi dhe shumicën parlamentare që ta mundësojnë mbajtjen e referendumit.
 
“Unë jam i sigurt se referendumi do të jetë i suksesshëm. Por, po e përsëris, pa dallim se cili do të jetë rezultati i referendumit, VMRO DPMNE si parti politike nuk do të përkrah ndryshimin e Kushtetutës në rrethana të tilla. Theksoj, pa marrë parasysh se cili do të jetë rezultati i referendumit”, u shpreh kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Nuk saktësoi nëse në nismë është shkruar emri kushtetues i Republikës ose është shkruar emri i vjetër, gjë që mund ta detyrojë kryeparlamentarin që ta refuzojë nismën. Tha se mund ta korrigjojnë nëse është bërë ndonjë lëshim i tillë.
 
LSDM: Referendumi, mashtrimi i rradhës
 
LSDM, nga ana tjetër, thotë se nisma është një mashtrim i rradhës i Mickovskit dhe si i tillë do të dështojë.  
 
“Mickovski, pas katër vjetë kërkon referendum për marrëveshjen të cilën e përkrahu pubikisht para përfaqësuesve zyrtar bullgar. Referendumi I Mickovskit është kundër gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas në BE dhe është për përdroim të prendshëm partiak ekskluzivisht për atë. Edhe vetë Mickovski e di se ky mashtrim nuk do të ketë sukses, e din se s’ka përkrahjen e askuj dhe se nuk e përkrahin as funksionarë të VMRO DPMNE.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.   
 
Ndryshe, VMRO DPMNE ka dorëzuar nismën për referendum në Kuvendin Republikan. Nisma ende nuk ka marrë përgjigjen e kryeparlamentarit Xhaferi. VMRO DPMNE kërkon të pyes qytetarët nëse janë për pezullimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë.   
 
SHPËTIM NUREDINI