Maqedoni
Dauti, dorëhiqet nga pozita e koordinatores së ASh- së
12.09.2022 17:44
Ilire Dauti është tërhequr nga pozita e koordinatores së Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët...

Ilire Dauti është tërhequr nga pozita e koordinatores së Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët. Rezultatet e dobëta të zgjedhjeve lokale në Tetovë janë arsyeja e dorëheqjes së saj sqaron Dauti.
“Nisur nga këtu mbështetja e juaj në zgjedhjet e fundit parlamentare i dha kuptim e hije fjalës time në Kuvend e do jetë kuptimi i asaj fjale gjer në fund të mandatit si deputete e Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Por, rezultati në zgjedhjet e fundit lokale edhe më shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegjja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, të vetmin emërim që kam për momentin nga subjekti politik”, ka shkruarDauti në rjetin social Facebook.
Kujtojm se në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë këshilltar dhe si pasoj e kësaj Ziadin Sela dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.
Sipas rezultateve të cilat i ka publikuar KShZ, Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate apo 4 më shumë se vitin e kaluar, ndërkaq BDI ka fituar 11 mandate, apo 1 më shumë.
Aleanca për Shqiptarët nuk ka marrë asnjë këshilltar, ndërkaq PDSh dhe Alternativa nga 1. Në kampin maqedonas, VMRO-DPMNE ka marrë 4 mandate, ndërkaq LSDM 2.
SANIJE DURAKU
