Maqedoni
Arsovska shkarrkon Pirinskin, marrëveshjet e dyshimta për ujrat e zeza
12.09.2022 18:06
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska ka shkarkuar drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellsi dhe Kanalizimi” Zlatko Perinski...

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska ka shkarkuar drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellsi dhe Kanalizimi” Zlatko Perinski, dhe ky shkarkim ishte motiv i mjaftueshëm që të dy këto të drejtojnë akuza të ndërsjella. Shkas për këtë shkarkim ka qenë tenderi për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në lumin Vardar në vlerë prej 136 milionë euro.
Arsovska e shkarkoi Perinskin me arsyetimin se kishte dyshime për arbitraritet dhe sjellje të pahijshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit. Por drejtori i shkarkuar Perinski i mohoi këto akuza.
“E kam patjetër të them se dhe do të më falni në fjalorin e ashpër po këto akuza janë nga mos njohja e juaj elementare në mbarvajtjen e procedurave. Duhet vetëm ti shikoni emailat ku jeni të ftuar nga Banka Investuese Europiane në cdo muaj, që të mërni pjesë në cdo mbledhje të Komisionit për evaluim, të cilin ju e keni refuzuar, dhe këto do ti themi edhe në gjykat. Këtu duhet të përmendet se Banka Investuese Europiane e ka kalur pa asnjë vërejtje raportin teknik të Komisionit. Pra Institucionet Europiane thonë se është në rregull, ndërsa Kryetarës i ngjallet dyshimi, kjo është tendencionze”, u shpreh ish - drejtor i NP “Ujësjellsi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski.
Arsovska pohoi se ajo nuk ka qenë e informuar për punët të cilat janë kryer në këtë drejtim të këtij tenderi, dhe të gjithë dokumentacionin do ta dërgon në organet Gjyqësore për të rishikuar se a mos vallë ka pasur ndonjë anim në procedurat e tenderimit.
“Qytetarët janë me rëndësi këtu, asnjë parti nuk është e rëndësishme këtu, dhe asnjë individ nuk është më i rëndësishëm sesa vullneti i qytetarëve të cilët kanë zgjedhur këtë program. Dhe nëse dua këto parti që ky program të mos zbatohet, atëher përgjegjësia është tek ato, dhe jo tek Kryetarja e Qytetit të Shkupit. Unë e kuptoj se këshilltarët e partive në Qytetin e Shkupit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, dhe jo të partive të tyre”, theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
Arsovska në fund shtoi se ajo ka fituar me votën e shkupjanëve, dhe nuk pret pengesa nga partitë politika në drejtim të zbatimit të programit, i cili gjeti mbështetjen e shkupjanëve, por nëse partitë politike vendosin ta bëjnë një gjë të tillë, atëher përgjegjësia është e tyre dhe jo e Kryetares.
FITIM KRYEZIU
