Maqedoni
Nikolovski, prezantoi modelin e ri për subvencionet në bujqësi
12.09.2022 18:28
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski prezantoi modelin e ri të subvencioneve...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski prezantoi modelin e ri të subvencioneve përmes programeve për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Modeli duhet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të fillojë të aplikohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Me modelin e ri të propozuar, siç tha Nikollovski, nuk shkurtohen mjetet financiare për mbështetje, as fermerët nuk dëmtohen, por mjetet rishpërndahen në më shumë programe mbështetëse dhe abuzimeve u jepet fund.
“Të gjithë këta 10 mijë fermerë në 5 vitet e ardhshme mund të marrin 10 mijë euro fonde të pakthyeshme. Kjo do të thotë në 5 vitet e ardhshme 100 milionë euro për zhvillim dhe investime, jo vetëm për subvencione por edhe për zhvillimin dhe investimin e bizneseve të tyre. Me këtë fermerët e vërtetë marrin kujdes dhe vend sidomos sepse ekzistojnë vetëm nga bujqësia dhe e kanë më të vështirën e kanë më së shumti hallin e kanë detyrën më të vështirë. Prodhojnë ushqim dhe duhet t'i mbajmë në sistem, duhet t'i motivojmë, veçanërisht në kohë krize botërore, veçanërisht në kohë lufte, kur prodhimi i ushqimit do të jetë veçanërisht i rëndësishëm në vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se ne po dërgojmë mesazhin se bujqësia duhet të profesionalizohet”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.
