Maqedoni

Covid 19: Në tri ditët e fundit, 2 viktima, 179 raste të reja

12.09.2022 18:50

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara janë kryer 1.286...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara janë kryer 1.286, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me COVID-19. 
 
Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 347 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në tre ditët e kaluara poashtu janë konfirmuar dy viktima.
 
Nga Shkupi (79) dhe Vallandova (86). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 4 humbje jete , nga një i vdekur prej Shkupi, Manastiri, Ohri dhe Krusheva, të moshës nga 71 – 89 vjeçare.
 
Tre persona humbën jetën në kushte spitalore dhe një person humbi jetën në shtëpi. Personat kanë humbur jetën në periudhën nga 25.08. deri më 01.09.2022. Numri  i rasteve aktive është 858.