Maqedoni

Spasovski: Janë asgjësuar rreth 10 tonë lloje narkotike

12.09.2022 19:34

Rreth dhjetë ton drogë të ndryshme të sekuestruara deri në gusht 2022 janë asgjësuar në bazë të vendimeve gjyqësore...

Rreth dhjetë ton drogë të ndryshme të sekuestruara deri në gusht 2022 janë asgjësuar në bazë të vendimeve gjyqësore tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ai shtoi se Ministria e Brendshme, do të  vazhdojë siç tha ai, “realizimin e këtij prioriteti në mënyrë të shpejtë, të koordinuar dhe efikase për të shkatërruar këtë  dukuri të rrezikshme devijuese që nuk ka vend në shoqërinë që po ndërtojmë bashkë me qytetarët tanë.
 
“Kjo sasia më e madhe e deritanishme e drogës së asgjësuar është rezultat i veprimeve të shumta operative dhe aktiviteteve të vazhdueshme që ne si MPB i kemi zhvilluar vitet e fundit me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të drogës. Dhe në këtë drejtim flet fakti se vetëm në muajin janar – korrik 2022, si rezultat i këtyre aktiviteteve është sekuestruar drogë në vlerë prej 205.5 milionë euro, e cila do të jetë e radhës që do të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore, gjatë të cilave nëntë grupe të organizuara kriminale u shkatërruan dhe shtatë transporte ndërkombëtare të drogës u parandaluan”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.