Kanada, të shtëna me armë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
Një oficer policie është vrarë....

Një oficer policie është vrarë dhe tre civilë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos. Autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur u gjet dhe u vra në një përplasje me efektivët e policisë.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.
Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës pa dallim, duke përfshirë një sërë sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.
Njëri nga dy sulmuesit e supozuar u gjet i vdekur dhe i dyti u arrestua katër ditë më vonë, përpara se të vriste veten.
Në prill të vitit 2020, një person i armatosur i maskuar si oficer policie vrau 22 persona në fshatin Nova Scotia.
Në janar 2017, gjashtë persona u vranë dhe pesë u plagosën në sulmet në xhami në Quebec.
