Konflikti Armeni-Azerbejxhan, dështojnë tentimet për armëpushim
Konflikti që shpërtheu midis Armenisë dhe Azerbajxhanit....

Konflikti që shpërtheu midis Armenisë dhe Azerbajxhanit gjatë natës ka rritur frikën për një përsëritje të luftës së vitit 2020, pasi një përpjekje për një armëpushim u rrëzua brenda pak minutash.
Sipas mediave të Azerbajxhanit, është diskutuar për vendosjen e një një armëpushimu në orën 9 të mëngjesit të së martës. Megjithatë, armëpushimi u prish brenda pak minutash.
Në të njëjtën kohë, Interfax ruse transmeton se ministrat e mbrojtjes të Armenisë dhe Rusisë ranë në kontakt dhe dakord të marrin masa për të “stabilizuar situatën” midis kufirit të Armenisë me Azerbajxhanin.
Kujtohet se që në orët e para të mëngjesit, në kufijtë e dy vendeve shpërthyen përplasjet, ku të dy kampet fajësuan njëri-tjetrin.
Gjithashtu është raportuar për viktima nga të dyja palët.Jerevani pretendoi se forcat Baku, të mbështetura nga artileri dhe dron, u përpoqën të avanconin në territorin armen dhe nisën një sulmet pak pas mesnate në drejtim të qyteteve si Goris, Sotk dhe Jermuk.
“Forcat azerbajxhane vazhdojnë të përdorin artileri, mortaja, dronë dhe armë të rënda,” shtoi ai, duke akuzuar Bakun për shënjestrimin e “infrastrukturës ushtarake dhe civile”.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin. Duke fajësuar Jerevanin për përplasjet, ai tha se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.
