Vuçiq: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar fjalimin e tij para deputetëve të Serbisë, duke theksuar se situata në Kosovë sipas tij është e papërshtatshme për Serbinë, në veçanti pas luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se Serbia, tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
“Dua të bëjë diçka të qartë, Serbia tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të luftojnë për interesa nacionale dhe shtetërore”, shtoi Vuçiq.
“Në politikë duhet t’ju ofrojmë njerëzve atë që është reale dhe çfarë është e mundur, e hapësira ku duhet të punojmë është e tillë, që mundësia për avancim janë të kufizuara”, tha ndër tjera presidenti serb.
Madje theksoi se Kuvendi i Serbisë është vendi i duhur dhe i vetëm, ku duhet diskutuar për Kosovën.
Një retorikë e tillë nga Vuçiq nuk është diçka e re, pasi vazhdimisht thekson se derisa është në krye të këtij vendi, Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.
