Takimi Kovaçevski-Micotakis, në fokus kriza energjetike

13.09.2022 15:18

Greqia do të sigurojë eksport të pandalshëm të mazutit...

Greqia do të sigurojë eksport të pandalshëm të mazutit, qymyrit dhe linjitit si lëndë e parë për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është dakordësuar në takimin mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski me kryeministrin grek, Micotakis.

Kryeministri theksoi se në fokus të bisedimeve me Micotakis ishte kriza energjetike dhe bashkëpunimi energjetik në prag të dimrit të vështirë, ku u fol për marrëveshje konkrete që synojnë përballimin me sukses të pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.

“U morrëm vesh që të ketë furnizim të pandalshëm të mazutit përmes Greqisë, me qëllim që të mundet të funksionojë pa pengesa TEC Negotinë, që do të sigurojë furnizim me energji elektrike nga ky kapacitet. Ishte e rëndësishme të dakordësohemi, të siogurojmnë firnizim të pandalshëm të këtyre energjenseve,  sepse veçmë po lajmërohen mungesa të energjenseve dhe të energjisë elektrike në gjithë Evropën. Dhe, në qoftë se ndodh donjë kufizim të eksportit në Greqi, jemi dakordësuar që kufizime të tilla mos të ketë për Maqedoninë e Veriut” – tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se Greqia ka shprehur dëshirën për të ndërtuar një termocentral gazi deri në 200 megavat në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky do të ishte një investim i madh dhe strategjik.

Temë diskutimi ka qenë edhe projekti “Chebren” për të cilin ka ofertë nga kompania greke e energjisë elektrike PPC dhe tha se nëse kalon filtrat e vlerësimit nga institucionet do të ketë ofertë për ndërtim deri në fund të vitit.

Në takim, siç tha Kovaçevski, kryeministri grek ka shprehur kënaqësinë që Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në dhe ka ofruar mbështetjen greke për procesin. (Ersan Pajaziti,TVM2)