Greqi – Turqi, acarohen marrëdhëniet në Egjeun Lindor

13.09.2022 14:42

Acarohen marrëdhëniet Greqi – Turqi...

Acarohen marrëdhëniet Greqi – Turqi duke vënë dy shtetet në prag të konfrontimeve ushtarake pas inicdenteve në Egjeun Lindor.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis ka riaktualizuar bashkëpunimin me Francën në rast të çdo lloj sfide në Egje.

Micotakis pas takimit me presidentin e Francës, ka njoftuar se avionë francez tashmë po fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Kreu i qeverisë greke njëkohësisht ka ftuar BE-në të reagojë në kohë që situata të mos përshkallëzohet, ndërkaq iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të Ankarasë zyrtare se janë të gatshëm për t’u përballur me sulmet turke.

“Avionët francez rafales tashmë po fluturojnë në qiejt tanë, fregatat tona të para tashmë janë duke u ndërtuar”, ka dekalruar kryemisnitri grek Mitsotakis. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Turqisë. Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar ftoi Greqinë të mos hyj në aventura duke u ankuar në shtete të treta për të shtrembëruar ngjarjet dhe njollosur imazhin e Turqisë vetëm për poenë të brendshëm politik. 

“Mos hyni në aventura të reja. Disa mund të thonë gjëra në veshin tuaj. E keni parë në histori që këto nuk janë të vërteta. Mos e përsërit të njëjtën gjë. Bëhuni të zgjuar”, ka deklaruar minsitri turk i mbrojtjes Hulusi Akar.

Turqia është shprehur e gatshme që të mbroj të drejtat e turqve qipriot në Egje dhe Mesdheun lindor. Ndërkohë presidenti francez Emanuel Makron duke u thirur në marrëveshjen e partneritetit strategjik Greqi – Francë është shprehur se e njëjta nuk do të lejojë asnjë trazirë në Mesdheun  Lindor, duke i dalë në mbështetje të plotë sovranitetit të Greqisë. (Meral Ismaili, TVM2)