Maqedoni
Haraçinë, sulmohet fizikisht kryetari Ridvan Ibraimi
13.09.2022 16:56
Është sulmuar sot fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi...

Sulmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga e cila thonë se Ibraimi është sulmuar nga disa persona.
“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve sulmi ka të bëjë me insistimin e një grupi që kërkon nga kryetari i komunë Ibraimi, shkarkimin e drejtorit të Shkollës, kërkesë që është refuzuar nga kryetari Ridvan Ibraimi.
