Maqedoni

Përplasje Arsovska - VMRO-DPMNE, vazhdojnë dorëheqjet në ndërmarrjet publike

13.09.2022 18:02

Vazhdojnë dorëheqjet e zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së nga postet drejtoreshë të Ndërmarrjeve në Qytetin e Shkupit...

Drejtori i Deponisë “Drislla”, Jane Micevski dhe i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski, janë dy kuadrot e fundit të VMRO-DPMNE-së të cilët ndërpriten bashkëpunimin dhe i dhanë “lamtumirë” kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovskës.
 
Micevski dhe Hristovski dorëhiqen me arsyetimin se nuk janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me Arsovskën, ndërsa kjo e fundit përmes rrjeteve sociale thotë se, ata të dy pranuar shkarkimin e tyre për shkak të punës joadekuate në këto ndërmarrje. 
 
“Për shkak të punës joadekuate, mosdhënies së rezultateve dhe mosrespektimit të udhëzimeve të Qytetit të Shkupit, drejtorët kanë pranuar ofertë për dorëheqje ose shkarkim.”,- tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Nga VMRO-DPMNE ripërsëritin se janë të pakënaqur me punën e  deritanishme të Arsovskës me Qytetin e Shkupit, andaj dhe dorëhiqen kuadrot e VMRO-DPMNE-së. VMRO porosit Arsovskën se në vend të revashinzmit politik, ajo të zgjidh problemet e qytetarëve. 
 
“Mund të them se nuk jemi të kënaqur nga ajo që është punuar deri më tani nga ana e kryetares dhe vlerësojmë se është realizuar pak dhe mundet e duhet të arrihen më shumë rezultate që i meritojnë shkupjanët. Mbështetjen që e dhamë në fillim ndaj Arsovskës, bazohet mbi parime dhe gjithsesi atë do ta tërheqim atëherë kur e shohim se ato parime nuk respektohen. Kjo domethënë se në të ardhmen vetëm ato projekte dhe ajo politikë që është në funksion të “Shkupit modern” do të mbështetet dhe votohet nga VMRO-DPMNE në Këshill.”,- theksoi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
 
Dorëheqjet e dy drejtorëve, Micevskit dhe Hristovskit, erdhën pasi Arsovska shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe Zlatko Pirinski.
 
REXHEP QAMILI