Botë

Zelensky: Kemi rikthyer 6 mijë kilometra territor

13.09.2022 18:24

Forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë në veri-lindje të vendit duke çliruar territoret e okupuara nga forcat ruse...

Forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë në veri-lindje të vendit duke çliruar territoret e okupuara nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë marrë përsëri 6.000 km katrorë të territorit të mbajtur nga forcat Ruse, ndërsa forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmin në Kharkiv, duke tentuar të marrin kontrollin e pothuajse të gjithë provincës.
 
Komandantët ushtarakë të Rusisë kanë ndaluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë pas kundërofensive, than nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Trupat ruse kanë lënë pas rezerva municionesh dhe furnizime të tjera pas kundërofensivës së Ukrainës në rajonin e Kharkiv.   
                                     
“Që nga fillimi i shtatorit, ushtarët tanë kanë çliruar tashmë 6.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas në lindje dhe jug, dhe ne po përparojmë edhe më shumë, Është e nevojshme të rritet ndihma për Ukrainën, para së gjithash për të përshpejtuar sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për vendin tone.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Lavrov: Perëndimi ka nisur luftë hibride kundër Rusisë
 
Rusia iu përgjigj kundërofensivës duke lëshuar sulme me raketa që ndërprenë furnizimin me energji elektrike dhe ujë në qytetin Kharkiv për herë të dytë në më pak se 24 orë. Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se "Ukraina e ka kthyer rrjedhën në favor të saj, por kundërofensiva aktuale nuk do t'i japë fund luftës". Ndërkohë Ministri i jashtme rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar se vendet perëndimore kanë nisur luftë hibride kundër Rusisë".     
                                                             
“Për më shumë se një vit, Perëndimi ka nisur një luftë të vërtetë hibride kundër Rusisë, e cila është bërë e paprecedentë pas një nisje të detyruar të një operacioni special ushtarak.”,- theksoi ministri i jashtëm, Sergej Lavrov.
 
Deputetët rusë nga 18 rrethe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Putin
 
Ndërkohë në Rusi, deputetët komunalë nga 18 rrethe të Moskës dhe Shën Petersburg kanë nënshkruar një deklaratë publike duke kërkuar që Vladimir Putin të japë dorëheqjen.
 
“Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e Presidentit Vladimir Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ksenia Torstrem. 
 
GYLTENE SINANI