Botë

Armeni/Azerbejxhan, shkëmbim zjarri, raportohet për 49 të vrarë

13.09.2022 18:46

Ushtarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë shkëmbyer zjarr artilerie pranë Nagorno-Karabakut...

Ushtarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë shkëmbyer zjarr artilerie pranë Nagorno-Karabakut, duke lënë të paktën 49 ushtarë armenë. Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit janë ndezur sërish të hënën mbrëma, me të dyja palët që raportuan granatime intensive artilerie. Rreth mesnatës, forcat e Azerbajxhanit bombarduan trupat armene në tri lokacione përgjatë kufirit.

Azerbajxhani tha se po reagonte ndaj një grumbullimi të minave tokësore dhe armëve armene pranë kufirit. Luftimet u zhvilluan pranë rajonit të Nagorno-Karabakut, një zonë brenda Azerbajxhanit ku separatistët etnikë armenë shpallën një republikë separatiste – e njohur më vonë si Artsakh – në vitin 1991.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan deklaroi në parlament se “Për momentin, ka 49 trupa të vrarë dhe për fat të keq kjo nuk është shifra përfundimtare. Armenia ka thënë se do t’i apelojë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia – një bllok sigurie i ish-shteteve sovjetike – si dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.