Maqedoni
Xhaferi pret në takim përfaqësuesen e OSBE-së Ribeira
13.09.2022 19:08
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka pritur në takim Tereza Ribeira, përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e medieve...

Në takim Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, duke e pasur parasysh angazhimin dhe përkushtimin shumë të madh të OSBE-së në rritjen e përpjekjeve për avancimin e lirisë të medieve në rajonin e vendeve të OSBE-së.
Kjo është sidomos me rëndësi në kohën kur vendi përgatitet të marrë kryesimin me OSBE-në në vitin 2023, në kryesimin e së cilës si qëllim dhe projektim me prioritet është përfshirë edhe liria e medieve.
Ai theksoi se rajoni i OSBE-së padyshim ballafaqohet me sfidën më të madhe nga ekzistimi i vet për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe roli i OSBE-së në zvogëlimin e pasojave afatgjata nga kriza, të cilat gjithsesi kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi mediet.
Përfaqësuesja e OSBE-së Tereza Ribeira nga ana tjetër ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparim në më shumë fusha dhe vendi gjendet në pozitë më të mirë në raport me periudhën e kaluar. Maqedonia e Veriut e harmonizon legjislacionin e vet për lirinë e medieve me standardet ndërkombëtare por sërish ka hapësirë për përmirësimin e punëve në këtë sferë.
Krahas nevojës për përmirësimin e legjislacionit dhe implementimit në fushën e lirisë së medieve, ajo nënvizoi se nevojitet sigurimi i pavarësisë së vërtetë të shërbimeve publike, për çka nevojitet që ato të kenë kushte më të mira për kryerjen e detyrave të veta.
