Xhaferi: Nisma për referendum, jokushtetuese
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i është përgjigjur nismës së VMRO-DPMNE-së...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i është përgjigjur nismës së VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror për shfuqizimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim Ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, të cilën e vlerëson se nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Në përgjigjen e Xhaferit drejtuar kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thuhet se nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të kushtetutës, si dhe me nenin 8 paragrafi një, alineja 11 e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Në nenin 118 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut thuhet se që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë të rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Po ashtu në nenin 8 paragrafi një, alineja 11, thuhet se vlerë themelore e rendit kushtetues të RMV-së është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të së drejtën ndërkombëtare.
Për shkak të asaj që është lartpërmendur nisma e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të shpallet referendum në nivelin shtetëror, thuhet në përgjigjen e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.
