Maqedoni
MPB: Tre të arrestuar
13.09.2022 20:36
Policia ka arrestuar tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi...

Zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë ndaluar ish kryetarin e komunës Brahim Ajvazu si dhe personat me iniciale R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm mëngjesin e sotëm nga personi me iniciale R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës.
Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal thuhet ne njoftimin e MPB-së.
Rreth incidentit është prononcuar edhe vet Ibraimi nëpermjet rrjetit social facebook. Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës dhe ju opinion më i gjerë, fatkeqësisht, sot më datë 13.09.2022 (e martë), në orët e para të fillimit të orarit të punës, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si kryetar i komunës së Haraçinës, pa pritur isha objekt-sulmi nga një grup i personave të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm e të paturpshëm, të cilët tash më janë të njohur për organet e rendit. Pa asnjë paralajmërim e sqarim, grupi menjëherë u vërsul në sulm, i cili fillimisht ishte verbal, e më pas edhe fizik, gjë që përbën vepër e rëndë penale sipas kodit penal të RMV-së.
Arsyet e sulmit ishin mosrealizimi i kërkesave të tyre personale e biznesore. Gjoja me veprimet e mia si kryetar komune ua prishi hesapet e tyre. Fillimisht kërkojnë që emërimet e drejtorëve të shkollave fillore të bëhen sipas kërkesave të tyre, duke mos plotësuar asnjë kriter ligjor, por përmes së cilëve do të munden që më me lehtësi ti realizojnë qëllimet si dhe të jenë në shërbimin e tyre. Synimet e këtij grupi janë me prapavija të këqija,e që janë në dëm të banorëve të komunës, duke kërcënuar e shantazhuar ekipet e shumta që i kryejnë obligimet e veta, e që janë pjesë të projekteve të ndryshme.
Këtij grupi njerëzish të pandërgjegjshëm si dhe shumë të tjerëve, ua bëj me dije se, qëllimi im i kandidimit për kryetar komune nuk ishte se unë erdha nga rrugët, i papunë, e as që të pasurohem ose të lidhem me biznese të ndyta ashtu siç dikush ka patur pretendime, por qëllimet e mia dhe të stafit tim ishin dhe janë fisnike e të pastërta nga çdo pluhur kriminel. Pa mare parasysh se çfarë natyre mund të jenë sulmet, qofshin ata verbale, fizike, mediatike apo virtuale, kthim nga kjo rrugë e shenjtë që e kemi nisur nuk ka. Këtë është mirë që ta fusin në kokat e tyre të gjitha ata që dëshirojnë të përfitojnë kurriz të popullit, tuhet në reahimin e kryetarit të komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi.
