VMRO-DPMNE, Xhaferi është kampion për shkelje të kushtetutës
Sipas Dafina Stojanoskës nga VMRO, Xhaferi në mënyrë të kundërligjshme i ka ndarë vehtes rolin...

Sipas Dafina Stojanoskës nga VMRO, Xhaferi në mënyrë të kundërligjshme i ka ndarë vehtes rolin e gjykatësit kushtetues.
Sipas saj, pushteti po ik nga përballja me popullin sepse e din se do të ketë dalje në referendum dhe e dinë se populli është kundër marrveshjes e cila është burim i asimilimit.
„Xhaferi është kampion në shkeljen e Kushtetutës për çka nuk egziston shembull tjetër në botë. Nisma për referendum është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ky nen plotëson kushtet për referendum“, thot Stojanoska nga VMRO.
Ajo njëherit paralajmëron se ky qëndrim I kryeparlamentarit në mënyrë plotësuese do ti ashpërsojë marëdhëniet në kuvend, për çka fajtor do të jetë pushteti.
