Von Der Lejen: BE me plan për të përballuar krizën energjetike
“Duhet filluar nga ato të cila janë në rrugëtimin drejt BE-së...

“Duhet filluar nga ato të cila janë në rrugëtimin drejt BE-së. Ne do të përfshijmë Ukrainën në tregun tonë të lire. Dua të mobilizoj plotësisht tregun tonë të përbashkët. Ne duam ta zgjerojmë këtë bashkëpunim të dobishëm. Tregu ynë i vetëm është një nga tregjet tona më të mëdha. Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Ata preferuan të konsumonin gaz në vend që të na dërgonin sipas kontratave”, Vitin e kaluar rreth 40 për qind e gazit importohej nga Rusia dhe këtë vit kjo shifër u ul në 9 për qind. Kompanitë që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët nuk e kishin ëndërruar kurrë se do të kishin fitime të lehta. Kjo është arsyeja pse ne propozojmë të kufizojmë të ardhurat e tyre, Fitimet e tepërta do t’i drejtoheshin konsumatorëve dhe ekonomisë. Kështu, shtetet anëtare do të mbledhin 140 miliardë euro me të cilat do të zbusin ndikimin” e rritjes së çmimit të energjisë. Në ekonominë tonë sociale, të tregut, fitimi është i mirë, por në kohë si këto është e gabuar të bësh fitime të jashtëzakonshme rekord, përfitime luftarake dhe në kurrizin e konsumatorëve. Fitimet duhet të ndahen në kohë si këto dhe t’u drejtohen atyre që kanë më shumë nevojë.”,- tha kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Lejen.
