Vonesa në ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, Ministria e Transpotit: Procedurat gati, kontraktuesi është vonuar
U votua ndërtimi i rrugëve në rajonin jugperëndimor....

U votua ndërtimi i rrugëve në rajonin jugperëndimor të vendit. Pjesa e autostradës Ohër-Kërçovë, korsia Trebenishtë-Podmolje, e cila është dashur të jetë gati në gusht të këtij viti, ende nuk është vënë në përdorim. Po kalon edhe shtatori, por punimet e ndërtimit nuk janë intensive.
Nga Ministria e Transportit thonë se kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, por kontraktori është vonuar.
"Të gjitha procedurat nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë kryer. I mbetet kontraktorit të realizojë punimet e ndërtimit sipas planit dinamik. Prioritet mbetet ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër.",- u tha nga Ministria e Transportit.
Për pjesën Trebenishtë-Podmolje, që duhej të lëshohej në gusht, ndërmarrja publike për rrugë shtetërore thonë se kanë mbetur vetëm edhe 2 kilometra të paasfaltuara.
"Rreth 95% e gjithë trasës është prishur dhe përqindja e realizimit të punimeve në pjesën afër Trebenishtë-Podmolje është 75%. Ka pasur arsye të justifikuara që kanë ngadalësuar punën, por procesi pritet të përshpejtohet me ritme të shtuara.",- u tha nga NP “Rrugët shtetërore”.
E njëjta situatë është edhe në rrugën nga Izvori në Dibër, punimet ndërtimore janë vonuar edhe atje.
"Kjo pjesë këtu na ka marrë shumë kohë sepse është shumë e thellë dhe e kemi minuar ndoshta pesë-gjashtë herë për të arritur nivelin e dëshiruar. Kështu që këtu ne u vonuan me siguri për një muaj.",- tha inxhinieri, mbikëqyrës i aktiviteteve të punimit, Aleksandar Zdraveski.
Rruga Kërçovë-Ohër është rruga kyçe që lidh dy qendrat më të mëdha turistike në vend. Punimet filluan në vitin 2014, ndërsa pritej të përfundonte në vitin 2018. (Ilmije Zhaku, TVM2)
