Fillimi i bisedimeve me BE-në, Xhaferi: Me përkushtim, drejt realizimit të obligimeve

14.09.2022 16:35

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi...

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka deklaruar se fillimi i bisedimeve me BE-në është një proces shumë i rëndësishëm për vendin, andaj Kuvendi si organ ligjdhënës do të punojë me përkushtim dhe seriozitet të veçantë në realizimin e të gjitha obligimeve që dalin nga ana e Unionit.

Xhaferi me tej ka njoftuar se pret që ndryshimet kushtetuese të fillojnë së realizuari gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm, edhe atë para mbajtjes së mbledhjes së dytë ndërqeveritare me BE-në, ka shtuar Xhaferi. 

Këto deklarime kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, i bëri në kuadër të mbledhjes me grupin punues të Këshillit të BE-së kompetentë për zgjerimin e vendeve negociatore me BE-në, një ditë para fillimit zyrtar të procesit të Screening-ut me unionin. 

Me këtë edhe një herë po vërtetojmë për rëndësinë e fillimit i bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Si kryetar i Kuvendit zotohem se si shtëpi ligjvënëse do të japim kontributin tonë të plotë gjatë procesit të bisedimeve. Procesin e Skriningut e fillojmë tani në muajin shtator, ndërsa duhet ta përfundojmë diku nga muaji nëntor i vitit 2023. Po ashtu presim që ndryshimet kushtetuese të fillojnë së realizuari gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm, edhe atë para mbajtjes së mbledhjes së dytë ndërqeveritare me BE, kur duhet ti fillojmë bisedimet për çdo kapituj dhe çdo klaster. Gjatë procesit të bisedimeve Kuvendi do të punojë me intensitet të shtuar në drejtim të reformave të kërkuara, dhe në këtë rrugëtim presim bashkëpunim me të gjitha institucionet e BE-së.”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.