Zbulimi i inteligjencës amerikane: Rusia me financime të fshehta politike nga 2014

14.09.2022 17:39

Një raport i deklasifikuar i Inteligjencës Amerikane...

Një raport i deklasifikuar i Inteligjencës Amerikane ka zbuluar se në vitin 2017 Partia Demokratike e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha është financuar nga Rusia në një skemë të fshehtë me 500 mijë dollarë përmes kompanive fantazmë.

Putin i dha 500 mijë dollarë PD-së në 2017

Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra 500 mijë dollarë përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së, bazuar në deklarimet e firmës amerikane të lobimit “Muzin Capitol Partners” se kishte marrë nga Partia Demokratike, 675 mijë dollarë për të lobuar në favor të saj.

Pas raportit Amerikan, reagoi ish-kreu demokrat Lulzim Basha, i cili tha se nuk ka marrë asnjë financim të huaj, dhe aq më pak rus, kur ka drejtuar partinë. Por Partia demokratike e Rithemelimit, kërkoi rihapjen e hetimeve, duke e cilësuar Lulzim Bashën përgjegjës për marrjen e parave nga Rusia.

Sipas raportit të inteligjencës amerikane, presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën dhe ka dhënë më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 në mbi 24 vende në 4 kontinente në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda. (Luljeta Ndoka, TVM2)