Shkarkimet në Qytetin e Shkupit, VMRO: Do të jemi kritiku më i madh i Arsovskës
VMRO–DPMNE do të vazhdojë në mënyrë konstruktive....

VMRO–DPMNE do të vazhdojë në mënyrë konstruktive veprimin në qytetin e Shkupit, pas acarimit të marrëdhënieve me kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska.
Partia e Mickovskit do ti jep mbështetje kryetares së qytetit në projekte kapitale për modernizimin e Shkupit por njëkohësisht do të jetë edhe kritiku më i madh madje edhe t’ia kthejë shpinën Arsovskës.
“Ne kuptohet se do të jemi të parët gjegjësisht do të jemi zëri i popullit dhe në disa momente edhe kritik të zëshëm nëse diçka nuk realizohet. Andaj ne do të vazhdojmë të mbështesim konceptim Shkupi modern, por nëse ka mendime ndryshe në pjesën e funksionimit të qytetit apo mosfunksionim të mjaftueshëm, pse jo t’i ndajmë rrugët.”,- tha Vllado Misajllovski nga VMRO–DPMNE.
Ish drejtori i ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski, ka kërkuar që Arsovska ta thotë të vërtetën, pasi sipas tij, kryetarja e qytetit asnjëherë nuk i ka kërkuar që të zgjedh midis dorëheqjes ose shkarkimit nga detyra.
Hristovski akuzon Arsovskën për keqkomunikim, pasi ndërmarrja që ai ka menaxhuar deri dje, në vend të ndihmës së kërkuar nga qyteti i Shkupit në vlerë prej 26 milion denarëve është ngarkuar t’ia kthej qytetit po të njëjtën shumë.
Kryetarja e qytetit të Shkupit nuk ka vijuar me kundërpërgjigje, ndërkaq ditë më parë në profilin e saj në facebook kishte shkruar se “Për shkak të punës joadekuate, mosdhënies së rezultateve dhe mosrespektimit të udhëzimeve të Qytetit të Shkupit, drejtorët kanë pranuar ofertë për dorëheqje ose shkarkim”. Dorëheqje nga detyra ka dhënë edhe drejtori i deponisë “Drislla”, ndërkaq paraprakisht Arsovska ka shkarkuar drejtorin e ndërmarrjes ‘Ujësjellësit dhe Kanalizimit’ dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit. (Meral Ismaili, TVM2)
