Maqedoni

SASHK-u: greva po realizohet

20.01.2015 18:18

Sipas të dhënave të SASHK-ut, në shumicën e komunave janë mbajtur protesta, por në frikë dhe presion të madh...

Sipas kryetarit të SASHK-ut, Jakim Nedellkov, në qytetin e Strumicës, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Velesit, Manastirit, Strugës dhe Kërçovës më tepër se 70 % e anëtarëve të SASHK-ut kanë protestuar.
 
Nedellkov thotë se edhe përkundër obstruksioneve, protesta ishte e suksesshme dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e tërësishëm të kërkesave. Sipas tij, të gjithë ata të cilët nuk do ta mbështesin protestën nuk do të jenë më anëtarë të SASHK-ut.
 
“Të gjithë ata të tjerë të cilët nuk do ta mbështesin protestën e SASHK-ut, kam deklaruar dhe kam thënë se ata më nuk do të jenë anëtarë të SASHK-ut”- deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Situata ishte e ngjashme edhe në shkollat e Shkupit, ku në hyrjet e tyre kishte shënime të ngjitura për protestë. Arsimtarët ishin në vendin e punës, por nuk kanë mbajtur mësim. Në disa shkolla nuk ka pasur protesta dhe mësimi është mbajtur me rregull. 
 
Nga Ministria e Arsimit ende nuk kanë dalë me qëndrim për protestën e organizuar nga ana e SASHK-ut. 
 
BESIM ABDULLAU