Të verbërit në protestë para Qeverisë, kërkojnë rritje të shtesave dhe pajisje ndihmëse

14.09.2022 19:04

Përmes një proteste të mbajtur para Qeverisë....

Përmes një proteste të mbajtur para Qeverisë,  të verbërit kërkuan rritje të shtesave dhe zgjidhje sistematike për ndihmat.

Protesta filloi nga  objekti "Dare Xhambaz" , ku të kapur me një litar , të shoqëruar me përcjellje policore protestuesit, me anë të  fishkëllimave, vuvuzelave dhe thirrjeve kërkuan të takohen me kryeministrin Kovaçevski.

Protesta e organizuar nga Sindikata Kombëtare e të Verbërve, e cila numëron 2500 anëtarë, është për të dëgjuar kërkesat e tyre, pasi takimet me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe me përfaqësues të Trupit Kombëtar Koordinues në kuadër të Qeverisë deri më tani nuk kanë dhënë fryt.

Të verbërit prej dhjetë vitesh nuk kanë rritje të shtesave për pengesat në shikim, madje nuk marrin as ndihma në pajisje, për të cilat kërkojnë zgjidhje sistematike.

Të revoltuar nga gjendja në të cilën ndodhen, u ankuan se janë takuar disa herë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe me përfaqësues të Trupit Koordinues Kombëtar në kuadër të Qeverisë, por nuk ka pasur rezultat. Prandaj sot kërkuan dhe arritën takim me kryeministrin Kovaçevski. protesta pati edhe pankarta ku shkruhej: "Një shoqëri për të gjithë, por ku jemi?" dhe "Mos injoroni, kthehuni tek ne".

“Kërkesat tona janë si vijon: shtesa për pengesat të arrijë 40%  nga rroga mesatare në vend,  30 % përkujdesi  i huaj,  si dhe pajisje ndihmëse për të verbërit, pasi konsideroj se jemi shteti i vetëm në rruzullin tokësor  ku nuk na takojnë pajisje ndihmëse si persona të verbër. Besoj se do të hasim në mirëkuptim nga ana e kryeministrit, do të na i pranojë kërkesat tona dhe do të gjejmë zgjidhje adekuate, tani për tani. Nëse nuk pranohen atëherë do të shqyrtojmë edhe mundësi të tjera për mënyrën e organizimit” – tha Zharko Sellkovski nga Shoqata e Personave të verbër në RMV.