Von Der Lejen: BE me plan për të përballuar krizën energjetike

14.09.2022 18:28

Komisioni Evropian ka zbuluar një seri propozimesh....

Komisioni Evropian ka zbuluar një seri propozimesh për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë që ka tronditur Evropën pas pushtimit rus në Ukrainë.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen,  njoftoi vendosjen e një kufiri në fitimet e kompanive që prodhojnë energji elektrike me synimin për të mbledhur më shumë se 140 miliardë euro për të përballuar krizën.

“Kompanitë që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët nuk e kishin ëndërruar kurrë se do të kishin fitime të lehta. Kjo është arsyeja pse ne propozojmë të kufizojmë të ardhurat e tyre, Fitimet e tepërta do t’i drejtoheshin konsumatorëve dhe ekonomisë. Kështu, shtetet anëtare do të mbledhin 140 miliardë euro me të cilat do të zbusin ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë. Në ekonominë tonë sociale, të tregut, fitimi është i mirë, por në kohë si këto është e gabuar të bësh fitime të jashtëzakonshme rekord, përfitime luftarake dhe në kurrizin e konsumatorëve. Fitimet duhet të ndahen në kohë si këto dhe t’u drejtohen atyre që kanë më shumë nevojë.”,- deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Lejen.

Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike kanë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Von Der Leyen tha se shkak për këtë është Rusia e cila nuk eksportoi gazin në tregun evropian edhe përskaj kontratave të nënshkruara më herët.

“Tregu ynë është një nga tregjet tona më të mëdha. Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Ata preferuan të konsumonin gaz në vend që të na dërgonin sipas kontratave, Vitin e kaluar rreth 40 për qind e gazit importohej nga Rusia dhe këtë vit kjo shifër u ul në 9 për qind.”,- theksoi Lejen.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, gjithashtu bëri thirrje për shkurtime të përdorimit të energjisë elektrike në 27 shtete. (Ersan Pajaziti, TVM2)