Botë

Mbi një milion njerëz janë evakuuar në Kinë për shkak të tajfunit Muifa

15.09.2022 13:06

Tajfuni Muifa goditi bregun lindor të Kinës mbrëmë dhe shkaktoi evakuimin paraprak të më shumë se një milion njerëzve..

Tajfuni Muifa goditi bregun lindor të Kinës mbrëmë dhe shkaktoi evakuimin paraprak të më shumë se një milion njerëzve.

Muifa është tajfuni më i fortë që nga viti 1949, i cili goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangain, me një popullsi prej 25 milionë banorësh.

Për shkak të rrezikut të përmbytjeve ose dëmtimit të shtëpive, 400,000 shangainzë janë evakuuar, si dhe 1.26 milionë banorë të provincës fqinje Zhejiang.Për shkak të tajfunit janë anuluar 665 fluturime nga dy aeroportet e Shangait.

Muifa po lëviz në veri përgjatë bregut të Kinës lindore, aktualisht në provincën Jiangsu, në veri të Shangait.