Luftimet në Ukrainë, Rusët godasin një digë në vendlindjen e Zelenskyt
Zyrtarët në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, thonë se 112 shtëpi janë përmbytur...

Zyrtarët në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, thonë se 112 shtëpi janë përmbytur pasi raketat ruse goditën një digë të madhe rezervuari në vendlindjen e presidentit Zelensky.
Banorëve të rreth 22 lagjeve iu kërkua të evakuohen, tha kreu i qytetit Oleksandr Vilkul. Mirëpo nuk u raportua për viktima. Vilkul deklaroi se gjatë natës rusët goditën dy herë digën porse situata tani ishte “nën kontroll”. Ukraina tha se sulmi ishte hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e saj të fundit.
Zelensky: Rusia është “shtet terrorist”
Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi Rusinë si një “shtet terrorist” pas sulmit të së mërkurës në rezervuarin Karachunivske. “Ju jeni të dobët që luftoni civilët”, tha Zelensky duke iu drejtuar rusëve e i cili ka lindur në Kryvyi Rih, në fjalimin e tij natën e mërkurës.
“Të poshtrit që, pasi janë arratisur nga fusha e betejës, po përpiqen të bëjnë dëm nga diku larg”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se rezervuari “nuk kishte fare vlerë ushtarake”.
