Maqedoni

Këshilli gjyqsor: Stefkova, Gerasimovski, Nikollovski antarë të ri

15.09.2022 15:19

Gjykatësja e gjykatës Supreme Mirjana Radevska Stefkova, Gjykatësi Zoran Gerasimovski nga Gjykata e Apleit në Shkup...

Gjykatësja e gjykatës Supreme Mirjana Radevska Stefkova, Gjykatësi Zoran Gerasimovski nga Gjykata e Apleit në Shkup dhe Ivica Nikollovski nga Gjykata e Tetovës do të jenë antarët e ri të Këshilllit gjyqësor, tregojnë rezultatet jozyrtare pas procesit të zgjedhjes.

Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve ka konstatuar se zgjedhjet janë zhvilluar rregullisht në 18 gjykata, në të cilat kanë votuar gjithsej 276 gjyqtarë nga gjithsej 314 të regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor.

Deri tek Këshillli gjyqësor nuk ka pasur parashtresa lidhur me zgjedhjen e antarëve të ri.Vnendimi për zgjedhjen e tyre do të hyjë në fuqi pas dhënies së betimit solem para Kryetarit të Kuvendit.