Digjitalizimi i shërbimeve publike, të punohet për tejkalimin e boshllëkut digjital
Digjitalizimi është proces kyq për përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e demokracisë...

Digjitalizimi është proces kyq për përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e demokracisë, por duhet të punohet që të tejkalohet boshllëku digjital i cili është realitet në vend u tha në ditën ndërkomëtare të demokracisë.
Ende ka shum qytetarë që nuk kanë qasje deri te paisjet digjitale që ofrohen nga institucionet dhe ky fakt është tejet shqetësues për shoqërinë e sotme bashkëkohore.
“Ka njerëz që nuk kanë qasje deri te paisjet digjitale ndërsa arsyet janë të ndryshme duke filluar nga varfëria dhe mosemancipimi digjital. Për këtë shkak gjatë krijimit të paisjeve digjitale duhet të punojmë për krijimin e kulturës te qytetarët që do të jenë shfrytëzues të paisjeve digjitale”, u shpreh përfaqësuesi i UNDP- së në RMV, Armen Grigorian.
“Kemi obligim që qytetarëve tu mundësojmë qasje më të lehtë deri te shërbimet dhe të fitojnë besimin se mënyra e tillë e komunikimit është e sigurtë. Prandaj sajber siguria është një ndër prioritetet tona e cila në rrethana të tilla gjeopolitike ndoshta do të ishte prioritet numër një”, theksoi zv/kryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska.
Debati për digjitalizimin u organizua në kuadër të programit për zhvillim të KB- ve në bashkëpunim me kabinetin e Zv/kryeministres përgjegjëse për poltika të qeverisjes së mirë.
FLUTURA LATIFI
