Maqedoni

RMV nga 1 janari kryeson me OSBE-në, Osmani: Privilegj për t’i treguar vlerat tona

15.09.2022 15:57

Pas 30 viteve partneritet me OSBE-në, Maqedonia e Veriut do ta kryesojë këtë organizatë...

Pas 30 viteve partneritet me OSBE-në, Maqedonia e Veriut do ta kryesojë këtë organizatë të sigurisë nga janari I vitit 2023. Ministri i jashtëm Bujar Osmani kryesimin me OSBE-në e cilëson jo vetëm si obligim por edhe privilegj për t’i treguar botës fotografinë e plotë të shtetit sa i përket vlerave të paqes, stabilitetit dhe sundimit të së drejtës.

“Prioritetet të cilat do të përcaktojmë në fakt do të jenë identiti juaj, udhërrëfyesi juaj gjatë kryesimit, e dyta resurset njerëzore, kryesisht në Vjenë, ku kemi pasur një mision me dy ose tre të punësuar, të cilët kanë mbuluar jo vetëm OSBE-në por edhe misionet tjera atje dhe tani për momentin kemi mision me mbi 13, 14 diplomatë të ministrisë së jashtme”, u shpreh ministri për punë të jashtme Bujar Osmani.

Sfida më e madhe do të jetë lufta në Ukrainë thotë Osmani. Edhe nga OSBE konsifrmojnë përkushtimin në këtë zonë të luftës.

“OSBE mbetet prezente dhe e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve të Ukrainës në këto rrethana sfiduese dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Kuptohet që lufta ka efekte shtesë ndaj Europës dhe EuroAzisë. Operacionet e OSBE-së në teren me kujdes po ndjekin situatën dhe e përshtatin duke siguruar mbështetje për nevojat lokale me të cilat përballen për çdo ditë qeveritë dhe komunitetet”, theksoi ambasadori i misionit të OSBE – së në Shkup, Klemens Koja.

Maqedonia e Veriut si vend kryesues me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë, do të organizojë dy konferenca të mëdha, njërën në Shkup tjetrën Aman të Jordanisë, të karakterit logjistik dhe politik.

MERAL ISMAILI