Maqedoni

Në klinikën e sëmundjeve infektive gjendja stabile, me disa të hospitalizuar

15.09.2022 16:16

Në vend, statistikat e Covid-19 regjistrojnë rreth njëqind të infektuar çdo ditë...

Në klinikën infektive  janë të hospitalizuar  njëzet pacientë me kovid-19 , ndërsa  për 24 orë paraqiten për kontrolla pesë deri në gjashtë pacientë.Aktualisht gjendja në këtë klinikë është stabile thotë drejtoresha Milena Stevanoviq.

“Pacientët që hospitalizohen  janë   më të moshuar, me shumë sëmundje kronike dhe sëmundje të tjera  dhe praktikisht me Covid-19  kanë përkeqësim të atyre sëmundjeve”, u shpreh drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.

Shumica e pacientëve nuk janë të vaksinuar. Një pjesë e vogël  kanë marrë një ose dy doza, por më herët   dhe  imuniteti i arritur nga vaksinat është zvogëluar, sqaron  Stevanoviq .

“Më shumë duhet të kenë kujdes pacinetët me sëmundje kronike sepse gjendja  e tyre mund të përkeqësohet nga një infeksion I ri me covid-19 , dhe duhet pasur kujdes për të njohur simptomat,sepse kuptohet se jo gjithcka  mund të jetë covid”, theksoi Stevanoviq.

Në vend, statistikat e Covid -19 regjistrojnë rreth njëqind infeksione të reja çdo ditë. Vaksinimi me vaksinën për variantin Omicron ka filluar në Kroaci dhe Slloveni. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se së shpejti do të shpallet fundi i pandemisë.

VLORA LATIFI TOPOJANI