Tupançevski: Nisma për referendum me anomali ligjore
Në Nismën për shpalljen e referendumit ka mangësi që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike...

Në Nismën për shpalljen e referendumit ka mangësi që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike, për të arritur një qëllim të imagjinuar, potencial,apo çfarëdo qoftë ai, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.
Duke folur për nenin 118 të Kushtetutës ,Tupançevski tha se marrëveshjet ndërkombëtare paraqesin pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik të shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.Shtoi se para dorëzimit të iniciativës, është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, ligji për referendumin dhe Rregullores së Kuvendit.
“Neni 24, thotë se Referendumi mund të shpallet para nënshkrimit, gjegjësisht para ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëare.Kuptohet se Ligji për referendum ka edhe një dispozitë që është e rëndësishme në këtë kontekst, është neni 28 që ka të bëjë me shumicën e badenterit”, u shpreh ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.
Kompetentë për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë Kryetari i shtetit dhe Qeveria ndërsa, shteti duhet ti respektojë obligimet që dalin nga i njejti. Sipas Tupançevskit nuk egziston rregullativë se si mund të prishen këto marrëveshje por që Kuvendi nuk është kompetent.
“Në marrveshjet që nënshkruhen ndërkombtarisht dhe ratifikohen, në vet ato marrëveshje shkruan mënyra se si mund të prishet ajo marrëveshje.Marrëveshjet ndërkombëtare paraqesin një lloj të së drejtës së ndarë që e rregullojnë në tërësi një materie, në cilën mënyrë mund të anulohet njëanshëm nga obligimet që dalin nga marrëveshja”, theksoi Tupançevsk.
VMRO-DPMNE më 9 shtator dorëzoi në Kuvend iniciativën për referendum për prishjen e Marrëveshjes me Bulgarinë.Kryeparlamentari Talat Xhaferi e refuzoi të njejtën me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetuën.
FLORIJE BELULI KAMBERI
