Maqedoni

Bruksel, RMV-ja fillon procesin e skriningut

15.09.2022 16:51

Delegacioni negociues i shtetit filloi procesin e ekzaminimit të legjslacionit...

Delegacioni negociues i shtetit filloi procesin e ekzaminimit të legjslacionit, të njohur në opinion me gjuhën e BE-së, “skriningu”.
 
Para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Mariçiq ka siguruar se Maqedonia e Veriut ka bazë për të ecur përpara dhe se në këtë moment, të gjithë janë të fokusuar maksimalisht në secilin kapitull  për të përmbushur qëllimin strategjik shtetëror. Ai njëherit  ka ripotencuar se për hapjen e kapitujve gjithsesi nevojitet fillimisht  të bëhen ndryshimet kushtetuese.
 
“Korniza jurdike për furnizime publike në masë të madhe është e harmonizuar me të drejtën e BE-së. Ligji për furnizime publike është I harmonizuar me direktivat e furnizimeve klasike dhe furnizimet komunale, me planin aksionar për implementim e  tij këtë vit ”, u shpreh kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.
 
“Skriningu është hapi kryesor i procesit të bisedimeve. Fillojmë me kapitullin e pestë, furnizimet pubike që është pjesë e klasterit që përfshin kapitullin 23, pra gjyqësoirn  dhe të drejtat fundamentale.  Kapitullin 24 për drejtësi, liri dhe siguri, kapitullin18 –statistikat dhe kapitulli 32 për kontroll financiar ”, theksoi drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Mikela Matuela. 
 
“Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut, për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne po fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Takimet spjeguese për kapitullin e pestë do të zgjasin deri më 27 shtator, ndërkaq nga 11 nëntori deri më 10 dhjetor, pason skriningu bilateral, l  ku shteti ynë  do të prezantojë shkallën e harmonizimit të ligjeve vendore me ato të BE-së, gadishmërinë e institucioneve për reforma, resurset e nevojshme njerëzore, shkathtësitë  teknologjike dhe të gjitha nevojat që çojnë në standarte evropiane. 
 
Ekipi shtetëror  do të dëgjojë gjithashtu kapitullin e Statistikave të premten dhe mbledhja do të organizohet në Luksemburg.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU