Maqedoni

Opozita me nismë të re për referendum, Kërmov: Nëse refuzohet sërish, do bllokojmë kuvendin

15.09.2022 17:10

Opozita maqedonase nuk heq dorë nga idea për referendum në të cilin qytetarët do të duhet të deklarohen rreth Marrëveshjes...

Opozita maqedonase nuk heq dorë nga idea për referendum në të cilin qytetarët do të duhet të deklarohen rreth Marrëveshjes për fqinjësi të mirë Bullgarinë. Pas refuzimit të nismës së VMRO DPMNE-së për referendum, opozita maqedonase paralajmëron një nismë të re, kësaj rradhe përmes Partisë e Majta e Dimitar Apasievit. Nisma pritet të dorëzohet në Kuvend javës tjetër. 
 
“Përfundimsht pyetja do të jetë me përgjigje kundër. Jo si kjo paraprake, që ishte për. Mendojmë se ky ishte gabim I madh. Pasi, kundër është në frymën e protestave kundër propozimit farncez për të cilin shumica dërmuese e popullit maqedonas tha -Jo. Nëse kryetari Xhaferi guxon ta refuzojë edhe këtë nismë ne të Të Majtës do të bllokojmë plotësisht Kuvendin. Kemi marrëveshje me VMRO DPMNE-në dhe sëbashku me burimet e tyre do të paralizojmë plotësisht shtëpinë ligjvënëse”, u shpreh Borisllav Kërmov nga E Majta.   
 
Panova: Xhaferi suspendoi gjykatën kushtetuese
 
VMRO DPMNE edhe një herë akuzoi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi se me refuzimin e nismës për referendum ka suspenduar kompetencën e Gjykatës Kushtetuese dhe është vënë në shërbim të ekzekutivit. 
 
“Xhaferi me urdhëresë të Kovaçevskit u fut në gjimnastikë juridike pa bazament juridik, dhunshëm, me ushtrimin e dhunshëm të pushtetit dhe me shkeljen e të gjitha normave dhe postulateve juridke”, theksoi Eli Panova nga VMRO DPMNE.
 
Kaevski: Përpjekje për të frenuar integrimin evropian
 
Por LSDM konsideron se qëllimi I vetëm I opozitës është që të frenojë procesin eurointegrues të vendit, ndërsa Mickovski t ëruaj vendin e tij në krye të partisë dhe opozitës.  
 
“Qëllimi i opozitës është që Mickovski të ruaj foteljen e tij, pasi gjithnjë e më të zëshëm janë politikanët në rradhët e VMRO DPMNE-së, që përkrahin procesin dhe në anën tjetër Hristijan Mickovski dhe lidershipi I VMRO DPMNE-së  përpiqet që përmes nismave të tillë të frenojë dhe të bllokojë procesin”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
 
Më nëntë shtator VMRO DPMNE parashtroi, në Kuvendin republikan, nismën për referendum për të shfuqizuar Marrëveshjen me Bullgarinë. Kryetari Talat Xhaferi e refuzoi si të antikushtetues me asryetimin se marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të abrogohen me ligj.
 
Sipas pushtetit, referemdum për një çështe të tillë opozita ka patur mundësi ligjore të inicojë para se Marrëveshja të ratifikohej në Kuvend.  
 
SHPËTIM NUREDINI