Maqedoni
Takimi Azeski – Bekteshi: Më 28 shtator, pako e re me masa antikrize
15.09.2022 17:29
Pako e re me masa anti-krize pritet të publikohet me 28 shtator, informoi kryetari i OEM-se Branko Azeski...
Pako e re me masa anti-krize pritet të publikohet me 28 shtator, informoi kryetari i OEM-se Branko Azeski pas takimit me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në këto pako kërkojnë të perfshihen edhe konsumatorët e mëdhenj.
Kompanitë kanë prej 4 deri 6 herë fatura më të larta, tha Azeski, përderisa kompanitë e rajonit sipas tij janë në pozicion më të mirë.
“Të gjitha kompanitë shprehën pritshmëritë për mbështetje shtesë, për shkak se në mënyrë konkuruese janë në gjendje më të dobët në krahasim me kompnitë në rajon. Për shkak se atje kanë çmime të garantuara, flas për konkurentët direkt të kompanive tona”, u shpreh kryetari i OEM-së Branko Azeski.
Sic potencoi ministri Bekteshi për kompanitë do të sigurohet mjaftuedshem energji elektrike , por po bëhen përpjekje maksimale që çmimi i rrymës të jetë sa më racionale.
“Po bëjmë përpjekje të ketë çmime racionale të cilat do të mund ti përballojnë kompanitë tona të cilët janë në treguin e lirë. Nuk bisedojmë vetëm për sigurimin e sasive të energjië elektrike për shkak se i kemi ato sasi. Nuk është problem pjesa e sasive, problem është pjesa e çmimit me të cilin ne duam të zgjidhim në mënyrë bilaterale me fqinjët tanë dhe ajo të jetë për të gjithë sezonin dimëror”, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Në lidhje me propozimin e Arhanit Hoxhës për ndalimin e ndriçimit publik të kryqit në Vodno, Bekteshi me përgjigje.
“Është ingerencë e qytetit të Shkupit, dhe përpara se të japin propozime të tilla është mirë që përgjegjësinë të cilën e kanë marrë dhe kanë koalicion të shumicës në qytetin e Shkupit, pikërisht nëpërmjet këshilltarëve të tyre të dalin me propozim që të sjellin masa sa I përket kursimit të energjisë elektrike. Por, siç duket nuk e kanë atë fuqi të inicojnë propozime, e jo më të miratojnë propozime”, u shpreh Bekteshi.
Bekteshi njoftoi se të premten në Bullgari do të precizohet metodologjia dhe politika e çmimit të energjisë elektrike që vendi do ta merr nga Bullgaria.
ERSAN PAJAZITI
