Maqedoni

Seanca e qytetit të Shkupit, fjalor i ashpër mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së

15.09.2022 17:48

Akuzat publike dhe fjalori i ashpër në relacion Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE vazhduan...

Akuzat publike dhe fjalori i ashpër në relacion Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE vazhduan edhe në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Paralajmërimet ndaj Arsovskës se ndoshta pas një viti do të gjendet në prokurori, si dhe kundërakuzat që “drejtorët e Mickoskit janë kapur në flagrancë” madje dhe cilësimet  në adresë të hristijan Mickovskit duke e  quajtur atë “kryetar spiun”, u dëgjuan që në pyetjen e parë  të seancës, drejtuar kryetares Arsovska.
 
Këshilltari nga VMRO-DPMNE, Luka Galevski, partia e të cilit qëndroi pas Arsovskës në fushatë, e akuzoi atë se nuk i ka përmbushur premtimet e saj. Mollë sherri ishte edhe tenderimi I projektit per stacionin filtrues I cili peshon plot 160 milionë euro, pas cka u shkarkua edhe drejtori I NP të Ujësjellsit, Zllatko Perinski. 
 
“Ndoshta motivi qëndron pikërish këtu në këtë letër tek kjo figurë. Ky njeri është Arkan Kerim, dhe publikisht pyes kryetaren a e njeh këtë person, dhe a ka lidhje I njejti me kompaninë turke për të cilën mediat publikuan se është pjesë e tenderit 160 milionësh.  Më mire tani zonja Arsovska të rikujtoheni për këtë personalitet se sa më vonë në bangat e prokurorisë për këtë figurë”, u shpreh këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Luka Galeski.
  
Galevski madje pyeti publikisht  Arsovskën për drejtorët e mëparshëm të  VMRO-DPMNE-së në Ndërmarrjet Publike  “Parku i Qytetit” dhe “Drisla”, duke thënë se një ditë ajo i ka lavdëruar, e tjetrën nuk kanë qenë të mirë. Më pas nga foltorja as kryetarja e Qytetit, Arsovska, nuk kurseu fjalët kundër VMRO-DPMNE-së, para së gjithash për liderin e partisë Hristijan Mickoski.
 
Arsovska pyeti Galeskin se si deri dje ishte kryetarja më e mirë e Shkupit për ta, por tani nuk është.
 
“Ku është kryebashkiaku thumbues, nuk e shoh këtu? Ku fshihet Mickoski? Këshilltar, kur gënjen dhe tund dokumentet, dora të dridhet dhe zëri të dridhet ku është kryetari,? Nuk është askund. Si është e mundur deri dje kam qenë kryetari më i mirë i Shkupit dhe pasi e kam kapur në flagrancë drejtorin tuaj, tani nuk ia vlen. Të gjitha ato pyetje do të marrin përgjigje. Por siç e shihni, zëri nuk më dridhet dhe duart nuk më dridhen kur ju drejtohem. Për atë tender të kontestuar është dikush që duhet të përgjigjet pse nuk ka vepruar siç duhet. Unë do të vazhdoj në rrugën e drejtësisë siç ka qenë deri më tani, siç kam qenë kryebashkiaku më i mirë për ju deri dje. Por Mickoski nuk do të largohet kurrë nga matrica e tenderit. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë këtu. Siç e shihni pse nga sot nuk vlej, por deri dje isha e shkëlqyer”, theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
 
Arsovska nga foltorja kërkoi dorëheqjen e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Pas kësaj kryetarja e Shkupit Daniella Arsovska  u largua nga seanca ku u parashtruan pyetjet e këshillarëve.  
 
LEUNORA KALIQI