Maqedoni
Institucionet, UNICEF dhe BE: Strategji kombëtare për fëmijët 2022-26
15.09.2022 18:07
Çdo fëmijë meriton të mbrohet në mënyrë adekuate nga sistemi...

Çdo fëmijë meriton që nevojat e tij të jenë prioritet për institucionet. Çdo fëmijë meriton të kursehet nga çdo sjellje që çon në çdo formë diskriminimi, margjinalizimi, ose viktimizimi.
Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në promovimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Drejtësinë për Fëmijët 2022-2026 dhe Planin e Veprimit 2022-2023, dokument i përgatitur nga Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Abuzimit me Fëmijët, me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së.
“Strategjia i paraprin ligjit të ri për drejtësinë për fëmijët dhe është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm, i vetmi i këtij lloji në vend, i cili rezulton nga kompetencat specifike të Këshillit Shtetëror. Është e nevojshme të theksohet rëndësia e veprimit të pushtetit vendore në realizimin e një segmenti të synimeve strategjike, duke pasur parasysh se çdo komunitet lokal ka specifikat e veta në lidhje me faktorët e rrezikut për shfaqjen e delikuencës së fëmijëve”, u shpreh Ministri i Drejtësis, Nikolla Tupançevski.
Profesoresha Stavriç vlerëson se mjekët e familjes luajnë një rol kyç në shëndetin mendor të fëmijëve, në monitorimin e zhvillimit të adoleshentëve.
“Ne duhet t'i edukojmë të rinjtë për shëndetin e tyre dhe ta ngremë atë në një nivel më të lartë në mënyrë që ata të jenë partnerë me mjekët tanë në mënyrë që bashkërisht të sigurojmë shëndetin edhe për ta”, theksoi kordinatorja e qendres për mjeksi familjare Katerina Stavriç.
Sigurimi i kushteve të mirëqenies, mosdiskriminimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në marrjen e të gjitha vendimeve që janë ne rëndësi për ta janë shtyllat kyçe themelore të Strategjisë nacionale për fëmijët në Republikën e Maqedonisë së Veriut theksuan të pranishmit.
“Edhe sot përballemi me një numër të madh sfidash që fjala seksuale të bëhet realitet në bankat shkollore në vendin tonë. Por arsyet janë nga më të ndryshmet nga ato politike, ideologjike, institucionale, kulturore, deri te mosndërgjegjësimi për vetë emigracionin, dhe për hir nga ato që jemi sot më të zakonshmet dhe që janë lajmet e rreme”, u shpreh drejtori ekzekutiv i -HERA, Bojan Jovanovski.
Njëherit mjek, punonjës socialë, avokatët, psikologët dhe edukatorët dhe rehabilitues, kërkuan futjen e edukimit seksual gjithëpërfshirës në shkolla.
GYLTENE SINANI
