Maqedoni
“Çfarë modeli zgjedhor na duhet?”, të rinjtë: Mendimet tona të merren parasysh
15.09.2022 18:26
2/3 e të rinjëve nuk janë të kyqyr në asnjë aktivitet shoqëror, apo zhvillime politike...

2/3 e të rinjëve nuk janë të kyqyr në asnjë aktivitet shoqëror, apo zhvillime politike, për këtë qështje institucionet e shtetit duhët ti hapin dyrtë për të rinjët jo vetëm të jenë të pranishëm për të dëgjuar, por edhe për të propozuar dhe diskutuar, u tha në debatin në temën “Çfare modeli zgjedhor nevojitet për demokraci më të fuqishme”.
Sipas të pranishmëve që të jetë afërsia më e ngushtë mes të rinjëve, dhe të përzgjedhurit e popullit, varet se cfar modeli zgjedhor kemi.
“Mbi 2/3 nuk janë pjesë të kurfarë zhvillimeve shoqërore, nuk janë pjes e partive politike, organizatave qytetare, apo ndonjë aktiviteti tjetër shoqëror në vend, pse kjo është ashtu, nëse mua me pyetni mendimi imë është se të rinjëve nuk ju jepet hapësir e mjaftueshme”, u shpreh Bojan Kardallov nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP)
“Unë jamë njëra që kanë dorëzuar propozim ligjin, për ndryshimin e ligjit për modelin zgjedhor, ku kërkojmë që modeli zgjedhor të jetë në një njësi zgjedhore. Por mendimi jonë është ideologjik, apo politik, por e rëndësishme është mendimi i të rinjëve”, shprehet deputetja Monika Zajkova.
“Unë fillimishtë mendoj se numri i deputetëve duhet të ulet. Dhe qështja tjetër është që deputetët të mos jenë vegël e subjekteve politike, por zëri i arsyeshëm i zgjedhësit. Duhet të kemi një njësi zgjedhore, dhe një prag zgjedhor”, theksoi deputeti Bojan Stojanovski.
Të rinjët pohuan se qëndrimet e kundërta ndaj një subjekti politik, apo institucioni të bazuar në argument duhet të jetë pasuri e dëmokracisë në vend, dhe jo mundësi për revanshizëm.
“Modelin zgjedhor që e kemi tani është i pa pranueshëm edhe për njërën edhe për pjësen tjetër. Fokusin duhet ta kemi e pse kjo iniciativë është bllokuar edhe pse të gjithë jemi dakord se kjo duhet ndryshuar”, shprehet organizatori.
“Republika e Maqedonisë ndoshta është edhe vendi I cili thyen rekorde në ndryshimin e regullave zgjedhore, sepse në bazë të të dhënave thuajse nuk ka cikël zgjedhor ku nuk kemi ndryshim të regullave zgjedhore”, thekson Erolin Sakipi ngs fondacioni për reforma zgjedhore – IFES.
Listat e hapura sipas të pranishmëve duhet të jetë e pranueshme, dhe ky eksperiment politik fillimishtë është dashur të realizohet tek listat e këshilltarëve Komunal.
FITIM KRYEZIU
