Maqedoni

Covid 19: asnjë viktimë, 97 raste të reja në 24 orët e fundit

15.09.2022 19:23

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 824 teste...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit  janë kryer 824 teste ndërsa janë regjistruar 97  raste të reja me COVID-19. 
 
Instituti për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 61 pacientë të shëruar ndërsa asnjë viktimë.
 
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 4 persona të vdekur nga Shkupi, Ohri, Struga dhe Gjevgjelia, të moshës 80-83 vjeçare.
 
Dy persona vdiqën në spital dhe dy në shtëpi. Të vdekurit janë regjistruar në periudhën nga 16.08.2022 deri më 09.09.2022. Numri  i rasteve aktive është 726.