Maqedoni
Shqiptohen 155 gjoba në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë
16.09.2022 12:54
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 155 gjoba...

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 155 gjoba, prej të cilave 27 për tejkalim të shpejtësisë.
“Janë shqiptuar 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për vozitje në gjendje të dehur. Janë shqiptuar edhe 11 gjoba për makina të paregjistruara, 6 gjoba për vozitësit fillestar, 5 për përdorim të telefonit dhe katër të tjera për kalim në të kuqe në semaforë”, njoftojnë nga MPB.
