Botë

Përsëritet masakra e Buças, Ukrainë: Zbulohet varreza masive me 440 trupa

16.09.2022 14:10

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka thënë se Rusia është duke lënë pas gjurmë viktimash...

Ai e ka bërë këtë deklaratë pas identifikimit të një varreze masive në qytetin e çliruar të Izjumit.

"Një varrezë masive njerëzish u gjet në Izjum në rajonin e Karkivit. Veprimet procedurale të nevojshme kanë nisur tashmë atje. Ne do të kemi më shumë informacion të qartë dhe të verifikuar nesër," tha ai.

Ushtria ukrainase ka nisur ditë më parë një kundërofensivë në rajonin verilindor të Karkivit, duke çliruar dhjetëra vendbanime. Lideri ukrainas po ashtu përmendi Buçan dhe Mariopulin si dhe qytete të tjera ukrainase në të cilat autoritetet kanë thënë se pas zmbrapsjes së trupave ruse janë gjetur varreza masive dhe të dhëna për krime lufte.