Homazhe për të nderuar Elizabeth II, Kina ndalohet "të prekë" mbretëreshën
Qindra mijëra njerëz presin të nderojnë për here të fundit mbretëreshën Elizabet II teksa po qëndrojnë...

Qindra mijëra njerëz presin të nderojnë për here të fundit mbretëreshën Elizabet II teksa po qëndrojnë me orë të tëra në pritje për t’iu afruar Westminster Hall.
Në orët e mëngjesit të sotëm mediat britanike kanë raportuar sse rradha është 6.3 klm, e gjatë ndërsa pritjet shkojnë deri në 9 orë. Një delegacion i qeverisë kineze është ndaluar të marrë pjesë në homazhet për ta prekur nga afër Mbretëreshën Elizabeth II, për shkak të sanksioneve kineze kundër pesë deputetëve.
Mbretëresha Elizabeth do të qëndrojë atje deri të hënën, kur dhe do të varroset. Vitin e kaluar, Kina vendosi ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve për nëntë britanikë - duke përfshirë shtatë parlamentarë - që folën kundër keqtrajtimit të muslimanëve ujgurë nga Pekini.
Kjo bëri që ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar të ndalohej nga Parlamenti - një veprim i cili tani është shtrirë tek një delegacion që dëshironte të bënte nderimet e tyre Mbretëreshës Elizabeth.Marrëdhëniet Britani-Kinë janë tashmë të tensionuara dhe ky ndalim nuk ka gjasa të lehtësojë situatën.
