Maqedoni

Tetovë, “Parku Nacional Mali Sharr” jasht funksionit

16.09.2022 16:19

Një vitë nga shpallja e Mali Sharr Park Kombëtar, vazhdon i njëjti të jetë jashtë funkisonit...

Edhe pse u premtuan se brenda gjashtë muajve do jetë gati, e njejta ndërmarrje sot vazhdon të jetë pa punësime dhe makina të nevojshme për të ruajtur parkun kombëtar. Ministri i ekologjisë Nuredini, për këtë neglizhenca fajin ja hedhë krizës ekonomike, por sipas tij shumë shpejt ky institucion do jetë në funksion.
 
“Së pari patëm pandeminë, pastaj edhe vonesa të ndryshme me daljen në terren ardhjen e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar, po tani i kemi përfaqësuesit, i kemi edhe ndërkombëtarët këtu, sot kanë dhënë edhe grantin për menaxhim e parkut kombëtar , por sërish ka një mori të ndryshme gjërash që i kemi sot por kjo nuk do jetë më shkak për tu vonuar sepse jemi në përfundim të procesit”, u shpreh ministri i Ekologjis, Naser Nuredini.
 
Shoqatat malore thonë se deri sa nuk është në funksion Ndërmarrja qytetarët shfrytëzojn kohën për ndërtime pa leje të vikend shtëpizave dhe hapjen e rrugëve të reja.
 
“Kjo është e keqe, e rrezikshme është kjo, unë jam gjithnjë në terren dhe e shoh këtë, që, përveç që ndodhte dhjetë vitet e fundit, vazhdon ende ma shumë të ndodh,  aq shumë ka ndërtime të egra, hapen rrugë kot, centralet e vogla janë problem”, theksoi Jovan Bazhinovski nga Klubi Malor Luboteni.
 
Problem tjeter për banorët e malësis së Tetovës është sigurim i drunjëve për kohën e dimrit, pasi të njejtë nuk kanë ku të marrin leje për prerje në pronat e tyre. Deri para një vitit lejet i kanë siguruar në Drejtorinë e pyjeve të Maqedonisë, ndërsa tani duhet të jepë leje drejtoria e Parkut nacional por kjo e fundit ense zyra nuk ka.
 
“Ne si institucion i ri jemi në fazën e fundit të përgatitjes së dokumenteve për dhënie të lejeve të tilla për prerje të druve. Shpresoj se javën e ardhshme do jemi gati për dhënien e lejeve”, u shpreh drejtori i Parkut Nacional të Malit Sharr, Ibrahim Dehari.
 
Drejtoria e Parkut Nacional, për këtë vit ka planifikuar vetëm 15 punësime, dhe dhjetë të tjera për vitin e ardhshëm.
 
VISAR SADIKI