Maqedoni

Debati për antarë në kushtetuese, fjalime maratonike nga deputetët e VMRO-DPMNE-së

16.09.2022 17:47

Deputetët e VMRO-DPMNE-së me fjalime maratonike në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së me fjalime maratonike në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, i cili po debaton për nominimin e Lubomir Joveskit për antarë në Gjykatën kushtetuese.
 
Nga kjo parti akuzuan kryetaren e komisionit Marija Gjergieva për mosrespektim të rregullores së punës pasi sipas tyre nuk ka siguruar pauzë gjatë një fjalimi të në seancën e funditprej më shumë se dhjetë orë të deputetes nga kjo parti Beti Stamenkova Trajkova.
 
“Kolegia Beti Stamenkovska Trajkovska ka shënuar rekord në këtë kuvend me 10 orë fjalim aktiv. Besoj se do të fliste edhe 10 orë, sepse krimet e LSDM-së dhe BDI-së nuk kanë fund. Nëse ju jeni e vendosur të punojmë deri në orët e vona të natës, kryetare e këtij komisioni, do të them se ne jemi gati. Ndërkohë që jemi 20 e 30 vetë të pranishëm këtu, gati të flasim këtu pafundësisht dhe ta vonojmë dhe nëse mundemi ta ndalojmë që ta zgjedhim gjyqtar, gjegjësisht Joveski të bëhet gjyqtar kushtetues”, u shpreh Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
 
Por kryetarja e komisionit Marija Georgieva tha se plotësësht zbaton rregulloren e punës duke hedhur poshtë pretendimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për zbatimin e rregullores.
 
“Unë nuk do të lejoj si deputet dhe si kryetar i këtij komisioni, asnjë nga kolegët e mi deputetë të dëmtohet në asnjë mënyrë apo të mos trajtohet me dinjitet, por realisht mendoj se duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe të jemi të vetëdijshëm se çfarë. strategjitë që përdorim në punën tonë, ne do të veprojmë në mënyrë demokratike këtu në kuvend dhe e dimë se nëse mendojmë se duhet të veprojmë në një mënyrë të caktuar duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë për taktika të tilla”, theksoi kryetarja e komisionit Marija Georgieva. 
 
Vazhdimi i mëparshëm i seancës përfundoi në orën një të mëngjesit pas fjalimit dhjetë orësh të deputetes së opozitës Beti Stamenkovska Trajkovska, ndërsa vazhdimi i saj filloi me vërejtje procedurale nga deputetet e VMRO-DPMNE-së.
 
NAIM RAMDANI