Botë

Zbulohen varre masive në Izum, Zelensky: Rusia të mbajë llogari për krimet

16.09.2022 18:09

Rusia në Ukrainë ka lënë pas vetes gjurmët e shkatërrimit dhe vrasjeve...

Gjatë ditës janë zbuluar varre masive me 440 trupa në një pyell në qytetin e Izumit i cili ishte i pushtuar nga Rusia, kontrollin e të cilit forcat e Kievit e rimorën së fundi pas zmbrapsjes së okupatorit. Sipas autoriteteve lokale, në çdo varr janë groposur nga 17 deri në 20 trupa.
 
"Një varr masiv u gjet në Izyum i cili ndodhet afër rajoni Kharkiv. Veprimet e nevojshme procedurale tashmë kanë filluar atje. Bota duhet të dijë se çfarë po ndodh realisht dhe në çfarë gjendje na ka çuar pushtimi rus. Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq edhe Izyum.Rusia ka lë vdekjen kudo dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Bota duhet t'i kërkojë Rusisë llogari reale për këtë luftë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
Edhe në qytetin e çliruar të Kharkivit që ndodhet në Ukrainën verilindore, janë zbuluar mbi dhjetë dhoma torture, njoftuan autoritete lokale. Në fshatin Grakovë- që ndodhet në periferi të Kharkivit,pas çlirimit banorët rrëfejnë të krimet e ushtrisë ruse.
 
“Tetë persona janë torturuar deri në vdekje dhe janë varrosur. Disa janë varrosur edhe  pa gjymtyrë", thekson banorja vendase Sasha.
 
“Dëgjoja raketën kur fluturonte drejt nesh.Shkova atje pas për tu strehuar, ndonjëherë futem në bodrum poshtë, djalin tim e detyruan të varroste të vrarët,veshët e tyre ishin prerë", shprehet banori Sergei Pocheptsov.
 
“Sigurisht që ishte e tmerrshme të rrije,por s’kemi ku të shkojmë. Predha shpërtheu këtu pranë hyrjes. Gjithçka fluturonte përreth”, thekson banorja vendase Luda.
 
Zonë e rrezikshme mbetet centrali bërthamorë i Zhaporizhias. Pushtimi ushtarak i uzinës rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor që do të rrezikonte popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.
 
Prandaj Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t’i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhjës dhe të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet në këtë dhe në çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU