Maqedoni

VMRO-DPMNE, diplomacia në vend është e partizuar

16.09.2022 18:31

Diplomacia është e partizuar, ndërsa për këtë dëshmon emrimi i Zekir Ramçilloviç...

Diplomacia është e partizuar, ndërsa për këtë dëshmon emrimi i Zekir Ramçilloviç për ambasador në Podgoricë reagojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Me caktimin e Zekir Ramçilloviqit për ambasador në Mal të zi, pushteti i Lidhjes Social Demokrate dhe BDI-së vazhdon ta nënçmoj dhe degradojë diplomacinë maqedonase.
 
Në vend të kuadrit adekuat i cili me dinjitet e prezenton Maqedoninë, Pushteti për ambasador vendos një të dëgjuar të sajë partiak i cili nga diplomacia kupton vetëm shitjen e interesave të Maqedonisë dhe bisedime për punësime familjare.
 
Pasi ka votuar për ndryshimin e emerit të Republikës së Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate fillimisht e shpërbleiu Ramçilloviqin dhe e bëri deputet, e më pas shpërblimi u zgjerua edhe për familjen e tij.
 
Fillimisht e punësoi gruan në pozicion të lartë në MPB, e më pas edhe djalin e tij e punësoi si polic. Sipas VMRO-së është e dukshme se shitjame interesave shtetërore ka çmim, ndërsa çmimi për Ramçilloviqin është vendi i ambasadorit dhe punësimi i familjes.