Selmani: Nisma për referendum, antikushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare, të garantuara me ligj
Iniciaitiva e rrefuzuar për referendum të VMRO-DPMNE-së....

Iniciaitiva e rrefuzuar për referendum të VMRO-DPMNE-së ishte me karakter abuziv dhe politik dhe e njëjta fare nuk kishte bazë kushtetuese dhe ligjore për të aprovuar. Kështu u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani në “Intervistën e Javës”, sipas të cilit, arsyeton vendimin e kryeparlamentit Talat Xhaferi, pasi që sipas ti, marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara ndërkombëtare para 5 vite, janë akt i kryer dhe askush, me asgjë nuk mund ti kontestojë ato.
“Çështjet nga Marrëveshjet ndërkombëtare mund të ndodh të mos zbatohen ose diçka të kësaj natyre, mirëpo edhe kjo bëhet me vullnetin e lirë të palëve me një plotësim, ndërsa sa i përket shfuqizimin e marrëveshjes është punë e pastër. Mirëpo ka çështje të cilët edhe te këto plotësime ka afate kohore, sikur ne që bëjmë 60 ditë, 90 ditë 120 ditë, ndërsa në këtë rast marrëveshja me bullgarin ka 5 vite dhe gjthçka është e mbyllur” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Sinjale pozitive te deputetët e VMRO-DPMNE-së
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese të cilët duhet të miratohen konform detyrimeve të cilët shteti i ka marr për obligim, Selmani sheh sinjale pozitive në mesin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët janë të gatshëm të votojnë pro futjes së bullgarëve në Kushtetut, pavarësisht thirrjes së liderit të tyre për të mos i mbështetur ato.
“Unë besoj se në partinë e VMRO-DPMNE-së ka fryma pozitive siç pati atëherë me aderimin e NATO-s, me siguri edhe tani do të zgjidhet edhe kjo punë, nëse është mendimi i liderit për të mos votuar, nuk do të thotë se është edhe mendimi i deputetëve të tjerë” – u shpreh Selmani.
Ndërhyrjet në kushtetutë, Selmani: Koha për sovranitet të plotë të shqiptarëve
Atëherë kur do të hapet Kushtetuta, shton Selmani, kërkesa e vetme dhe më e rëndësishme të shqiptarëve duhet të jetë rregullimi i statusit juridik - kushtetues, me të cilën njëherë e përgjithmon do të garantohet barabarësia e plotë, respektivisht kur populli shqiptar do të merr vendin e merituar si shtetformues i këtij vendi në Kushtetut.
“Kësaj radhe shqiptarët duhet të jenë shumë vigjilent dhe të egzistojë ajo që na ka fal Zoti, respektivisht ta respektojë të drejtën natyrore siç jemi nga Struga deri në Kumanovë. Nëse eventualisht do të ketë ndërhyrje ose plotësime në Kushtetut të paktën të organizohet në të bashkbarazia, pra të njihet sovraniteti i shqiptarëve” – deklaroi Selmani.
Selmani vlerëson se ndryshimet kushtetuese me të cilën bullgarët do të futen në Kushtetut ka gjasa reale sipas tij, të miratohen deri para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, së bashku me zgjidhjen e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në të. (Rexhep Qamili, TVM2)
