Rritja e çmimeve të produkteve zbraz xhepat, blihen ushqimet elementare

17.09.2022 15:47

Përshkak çmimeve shumë te larta...

Përshkak çmimeve shumë te larta, blerësit numërohen me gishta. Ata që duan ta mbushin qesen, maten e çmaten, blihet vetëm ajo që është e nevojshme.

Qytetarët e kanë të vështirë ta përballojnë inflacionin, thonë se kriza ka goditur xhepat e tyre dhe më e vështira është për ata me të ardhura të ulëta mujore.

“Ne nuk mundemi sikur popull te bëjmë diçka, sepse së pari kjo ka lindur nga kriza aktuale. Çmimet janë fryer nga vetë shitësit, e sidomos prodhuesit. Në tregun me shumicë mund të shkoni dhe do të vëreni se çmimet janë 100% më të shtrenjta.

“Nuk e di si do t'ia dalim, me sa para aq mund të blesh”.

“Si do t'ia dalë! Kush sa ka. Sa kemi aq do të harxhojmë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas shitësve, produktet bujqësore nuk janë shumë më të shtrenjta, duke pasur parasysh se në vjeshtë ka gjithmonë çmime më të larta për shkak të përpunimit të perimeve dhe frutave. Dhe ankohen se këtë vit po punojnë me pagë minimale.

“Ne jemi prodhues. Nuk e di fare si do të bëhet, nuk kemi fare llogari”.

“Jemi të kënaqur sepse shkojmë për marzhin më të vogël, shesim ashtu siç mendojmë se është e mirë për qytetarët dhe për ne”.

“Çmimet janë të qëndrueshme. Nuk ka asnjë lëkundje të madhe” – u shprehën disa nga shitësit për mikrofonin e TVM2.

Ndërkohë Qeveria sapo ka shpallur paketën e re të masave të ndihmës, tashmë ka paralajmërim për rritje të çmimeve për disa prej produkteve të qumështit. Statistikat matën inflacionin prej 16.8 për qind në gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas përllogaritjeve të Sindikatës së RMV-së për shportën minimale, një familje prej katër anëtarësh i nevojiten më shumë se 48 mijë denarë për të kaluar muajin. (Sedat Selimi, TVM2)